Përparim Rama: Zhurmën në qytet e kemi nën kontroll

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se zhurmën në qytet, që krijohej kryesisht nga gastronomia, e kanë nën kontroll.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se nuk mund t’i ndalin rastet kur ka dasma e bëhet zhurmë.

“Zhurmën e kemi ndalë. Sot e kemi nën kontroll. Tash nesër dikush e bën një dasmë edhe dikush ankohet. Ne dasmat nuk mund t’i ndalim. Zhurmat që kanë qenë çdo natë nëpër zonat rezidenciale i kemi ndalë”- ka thënë Rama.

Komuna e Prishtinës në vitin 2023 ka kërkuar nga lokalet e gastronomisë të pajisen me matës të zhurmës për të cilët janë caktuar edhe niveli i decibelëve në bazë të një ndarjeje zonale, nga ato rezidenciale deri tek ato industriale.

Komuna ka një softuer që në kohë reale bën matjen e zhurmës në këto lokale, madje është edhe web-faqja ku qytetarët mund të shohin vetë gjendjen me zhurmë në zonën e tyre.

Gastronomia në Prishtinë nis të pajiset me mjete për matje të zhurmës