Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: E kam mirëpritur propozimin e Grenellit që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. ka reaguar lidhur me propozimet që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

Hoti përmes Facebook ka thënë se propozimi i Grenell është mirëpritur në shenjë nderimi për rolin e tij në marrëveshjen ekonomike si një hap që duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arrijen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke,” ka shkruar Hoti.

Hoti tutje ka thënë se Kosova ka emëruar shumë sheshe me emra të personaliteteve amerikane në shenjë nderimi për rolin e tyre për lirinë e Kosovës.

“Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj,” ka shtuar tutje Hoti.

Gjithashtu Hoti ka theksuar disa fjalë të Presidentit Rugova i cili kishte thënë se miqësia me SHBA-të është speciale dhe e përhershme, duke shtuar se tradita për nderimin e miqëve duhet të ruhet dhe kultivohet.

Sot gjjatë ditës disa aktivistë serb kanë vënë pankarta me emrin ‘Liqeni Trump’ në urën mbi liqenin e Ujmanit në Bërnjak.

Lidhur me këtë emërtim ka reaguar edhe i emëruari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili e quajti këtë temë si pikë serioze e diskutimit në Washington.

Serbët e Kosovës me pankarta falënderuese për Trumpin në Liqenin e Ujmanit