Serbët e Kosovës me pankarta falënderuese për Trumpin në Liqenin e Ujmanit

Serbët e Kosovës kanë vënë disa pankarta me mbishkrime falënderuse për Presidentin amerikan Donald Trump, në urën mbi liqenin e Ujmanit në Bërnjak.

Në pankartat e vëna në urë, Presidenti Trump falënderohet për sjellje të paqes.

“Presidenti Trump, serbët e Kosovës të falënderojnë për sjelljen e paqes”, shkruhet në njërën nga pankartat.

 

Kurse një tjetër pankartë liqenit i është vënë emri “Liqeni Trump”.

Lidhur më këtë aktivitet ka shkruar edhe portali Kossev ku thuhet se ky mbishkrim është vënë sot në orët e pasdites mbi liqenin e Ujmanit, duke shtuar se ideja e Grenell u zbatua fjalë për fjalë.

Në anën tjetër sipas Kossev, Komuna e Zubin Potokut nuk ka njohuri për këtë.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Srdjan Vuloviq, në një intervistë për Kossev tha se nuk ka pasur njohuri për këtë iniciativë dhe se aktualisht nuk është në Zubin Potok për shkaqe private.

Lidhur me këtë iniciative ka reaguar edhe eksperti i politikës në Ballkan, Florian Biber, i cili ka thënë se Kosova ka më së shumti monumente dhe emra të rrugëve për Presidentët amerikan.

“Kosova ka numrin më të lartë të monumentëve dhe emrave të rrugëve për presidentet amerikan. Më  i fundit është i pari në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Si do të përdoret në mënyrë të përbashkët Liqeni i Ujmanit nga Kosova dhe Serbia?