Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Francë

Finalja e Ligës së Kampionëve e paraparë të mbahet me 28 maj në Rusi është zhvendosur në Francë.

Organi qeverisës i futbollit evropian ka ndërmarrë veprime vendimtare pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.

UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2022 do të zhvendoset në “Stade de France” në Paris pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

‘Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për meshkuj 2021/22 nga Shën Petersburg në Stade de France në Saint-Denis. Ndeshja do të luhet siç ishte planifikuar fillimisht të shtunën më 28 maj në orën 21:00 CET”, thuhet në deklaratën e UEFA-së në faqen zyrtare të saj.