Mësojeni se kush iu bashkua Realit në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madrid-Atletico Bilbao do të jetë finalja e këtij viti në Superkupën e Spanjës.

Atletico Bilbao do t’u bashkohet madrilienëve në finale pas një fitore me rikthim ndaj Atletico Madrid me rezultat 2:1.

Fillimisht në epërsi Atletico Madrid kaloi në epërsi në minutën e 62-të të takimit pas një autogoli të portierit Unai Simenon.

Por lojtarët e Bilbaos nuk u dorëzuan dhe në minutën e 77-të të takimit barazuan në 1:1 përmes mbrojtësit Yeray Alvarez.

Kur u mendua që edhe gjysmëfinalja e dytë do të shkonte në vazhdime, Bilbao shënoi edhe golin e dytë përmes mesfushorit Nico Williams në minutën e 81-të takimit, duke dërguar ekipin e tij në finalen e Superkupës së Spanjës.

Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.