Atletico Madrid - Atletico Bilbao, kush do t'i bashkohet Realit në finalen e Superkupës?

Atletico Madrid – Atletico Bilbao do të takohen sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Ky takim nis nga ora 20:00 dhe fituesi i këtij dueli do t’i bashkohet Real Madridit.

Reali mposhti mbrëmë Barcelonën me rezultat 3:2 në një ndeshje që u vendos pas vazhdimeve.

Për këtë takim të rëndësishëm Atletico Madrid nuk mund të llogarisë në sulmuesin Griezman dhe mbrojtësin Saviç.

Po ashtu edhe te Bilbao pritet të mungojnë mbrojtësi Nunez dhe mesfushori Vencedor.

Në pesë përballjet e fundit me Atletico Bilbaon, Atletico Madrid ka dy fitore, dy ndeshje kanë përfunduar në barazim ndërsa një ndeshje e ka humbur.