
Shpërthen COVID-19 te klubi spanjoll
30.12.2021 - 16:39
Skuadra e Atletico Madrid po përballet më një situatë të vështirë me COVID-19.
Klubi spanjoll ka njoftuar se 4 futbollistë dhe trajneri Simeone janë infektuar me COVID-19.
Koke, Griezman, Herrera dhe Felix kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Të gjithë ata janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, duke respektuar me përpikëri rekomandimet e autoriteteve shëndetësore” thuhet në komunikatën e klubit.
Atletico Madrid ndeshjen e parë për vitin 2022 do ta zhvillojë me 2 janar kundër Rayo Vallacanon.