Mësohet se sa do të mungojë Benzema

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë para ndeshjeve kundër Inter dhe Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Spanjolle.

Benzema që u detyrua ta lëshojë fushën në ndeshjes e së shtunës kundër Real Sociedat.

Ai pritet t`i mungojë Realit për ndeshjen e nesërme por që do të jetë i gatshëm për derbin lokal kundër Atletico Madrid që zhvillohet këtë javë.

Benzema po kalon një sezon fantastik te Real Madrid.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 15 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Po ashtu në Ligë të Kampionëve ai ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.