Haziri ngushëllon për vdekjen e Drejtorit të Financave në Gjilan

Zijadin Maliqi, Drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit ka vdekur sot.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Maliqi duke thënë se do ta kujtojnë gjithmonë si intelektual, njeri të ndershëm dhe profesionist.

Haziri shtoi se se politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan e mbajnë emrin e Maliqit si dhe u shpreh krenar për bashkëpuntorin e tij prej tre dekadave.

“Ai do të mbahet në mend si intelektual i jashtëzakonshëm dhe veprimtar i kohrave të vështira, i cili bëri shumë fillimisht si profesor, e më pas duke qenë anëtar i Këshillit për Financim të Kosovës, në një kohë të pakohë.  Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri të ndershëm dhe profesionist të jashtëzakonshëm.  Mbi të gjitha, politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan e mbajnë emrin Zijadin Maliqi. Jam krenar që e pata bashkëpunëtorë për afro tre dekada. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e farefisit.”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Haziri.