Hashim Thaçi ua fal burgun të dënuarve që Nazim Bllaca i lidhte me SHIK-un

Ish presidenti Hashim Thaçit ka nxjerrë dekretin për falje për 5 të burgosur vetëm një ditë para se të jepte dorëheqje nga pozita, për shkak të aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale.

Një nga të falurit është edhe Shpresim Uka, i cili ishte gjykuar në rastin “Bllaca”, i cili ishte dënuar me 14 vjet burg.

Sipas dekretit të presidentit, Shpresim Ukës i janë falur 4 vite burg.

Poashtu, ish presidenti Thaçi ka falur edhe Bekim Sylajn, i dënuar me 12 vite burg pashtu në rastin “Bllaca”. Atij i janë falur 3 vite e 6 muaj burg.

Ndër emrat e tjerë të falur janë edhe Ilir Morina nga Rahoveci, të cili i janë falur 2 vite.

Veton Gjoshit nga Gjakovë i janë falur 2 vite, Bekim Sylaj i janë falur 3 vite e gjashtë muaj dhe Safet Ramës 6 muaj.

Aktakuza

Sipas aktakuzës, të pandehurit në pikën 1 ishin: Sadik Abazi, Bekim Syla, Fahredin Gashi dhe Shpresim Uka në bashkëkryerje me Nazim Bllacën (i deklaruar si dëshmitar bashkëpunues nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë) kanë kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë”, të dënueshme sipas ish-Ligjit Penal të Kosovës.

Të pandehurit në këtë pikë akuzohen se më 6 gusht të 1999-ës, kanë vrarë Ibush Kllokoqin duke e lënë të vdekur me disa të shtëna me armë zjarri. Atë natë Fahredin Gashi i kishte siguruar Nazim Bllacës një lloj të armës Skorpion. Pastaj ata së bashku me Shpresim Ukën, Bekim Sylën dhe Sadik Abazin shkuan te shtëpia e Ibush Kllokoqit.

Shpresim Uka kishte pritur afër shtëpisë, ndërsa Nazim Bllaca, Sadik Abazi, Fahredin Gashi dhe Bekim Syla kishin trokitur në derën e shtëpisë së Kollokoqit thuhet më tutje në pikën një të aktakuzë. “Kur viktima u shfaq në derë, Nazim Bllaca e vrau atë me së paku 6 plumba”.

Në pikën dy të aktakuzës akuzohet Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla në bashkëkryerje me Nazim Bllacën kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë, të paraparë me ish-Ligjin Penal të Kosovës.

Të pandehurit kishin tentuar ta vrasin Ismet Arifin, duke shtënë disa herë në të thuhet në aktakuzë. Aty përshkruhet se në ditën kritike, të pandehurit kanë shkuar në ndërtesën e Arifit.

Fahredin Gashi po ruante te dera e hyrjes së ndërtesës, Nazim Bllaca dhe Shpresim Uka po ruanin në katin e tretë, përderisa Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Bekim Syla kanë shkuar në apartamentin e Arifit.Ata kanë trokitur në derën e Arifit; aty kishte dalë gruaja e tij, kurse ata tentonin që të flisnin me Arifin. Pasi që Arifi del nga apartamenti, ata urdhërojnë t’i ndjek ata, ndërsa viktima refuzon.

Arifi menjëherë pas refuzimit kapet për qafe dhe është qëlluar në shputën e tij të zbathur. Por, Ismet Arifi kishte mundur të ikte shkallëve të sipërme të ndërtesës, e dikush nga të pandehurit kanë qëlluar me disa të shtëna, por ato nuk e qëlluan viktimën.

Këtë pikë të aktakuzës, gjykata e rikualifikoi juridikisht duke e bërë në “Kidnapim i mbetur në tentativë”, ashtu që edhe këtë pikë të aktakuzës e refuzoi pasi që ishte parashkruar.Në pikën e trete të aktakuzës, për të cilën të pandehurit Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla, u shpallën fajtorë akuzohen që së bashku me Nazim Bllacën më 12 qershor 2000 kishin tentuar të vrisnin Adem Salihajn. Vepra ishte kualifikuar si vrasje e rëndë në tentativë.

Gjykata i Dënon Me 54 Vjet “Shokët” e Bllacës