Gjykata i Dënon Me 54 Vjet “Shokët” e Bllacës

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të hënën i ka dënuar me gjithsej 54 vjet dënim, pesë të pandehurit në rastin e njohur si Bllaca 2. Shpresim Uka, Bekim Syla, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla u shpallën fajtorë për veprat që akuzoheshin. Gjykata i liroi të pandehurit nga pika 2 e aktakuzës, pasi që pas rikualifikimit juridik të veprës, vepra ishte parashkruar.