Foto; KALLXO.com

Gruaja raporton se u sulmua nga fëmijët e kunatit për çështje pronësore

Një grua nga Vushtrria ka raportuar se fëmijët e kunatit (djalë dhe vajzë) e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit  pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:23.