Foto: Ilustrim

Graqanicë, Policia arreston një person nën dyshimin se vodhi cigare në dyqanin ku punonte

Një person është arrestuar në Graqanicë nën dyshimin se kishte vjedhur cigare në vlerë prej 6 mijë e 436 euro në dyqanin ku ai punonte, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ishte iniciuar me 2 nëntor të këtij viti, ndërsa arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.