Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Grabitje e armatosur dhe me maska në Prishtinë

Dy persona të armatosur e të maskuar dyshohen se kanë kryer dje një grabitje në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se për këtë ngjarje në Policinë e Kosovës janë ankuar dy burra.

“Dy ankuesit kanë deklaruar se nga dy persona të dyshuar me maska në kokë nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga lokali një shumë parash” – tha Policia.

Tutje u shtua se të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia tregoi se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se rasti është nën hetime.