Grabitja me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje pasdite në një lokal ku kryhen pagesa në Prishtinë.

Sipas Policisë, punëtori i kësaj pike është kanosur me armë nga grabitësi.

Pas kësaj grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë