Ilustrim

Gjykata vendos për burrin që dyshohet se rrahu dhe dhunoi seksualisht gruan e tij

Gjykata e Pejës ka vendosur që ta dërgojë në paraburgim Xh.Sh., nën dyshimet për dhunë fizike, dhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Këto veprime i dyshuari sipas prokurorisë i kishte kryer ndaj bashkëshortes së tij.

Dyshimet se e rrahu, e dhunoi seksualisht dhe kërcënoi gruan e tij, bëri që Xh.Sh., të arrestohej më 23.02.2026 nga Policia e Kosovës në Pejë.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar më 25.02.2026 edhe masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të njëjtit për dhunim, dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com ka mësuar detaje nga rasti i rëndë që ndodhi në Pejë më 22 dhe 23.02.2026.

Burri dyshohet se në një interval kohor nga ora 22:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit përmes forcës dhe nën kërcënimin se do të përdorte armën dyshohet se kishte detyruar gruan e tij që të bënte marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

Po ashtu, i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve, Policia gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kishte sekuestruar tri armë zjarri të mbajtura pa leje me 27 fishekë.

Armët siç mëson KALLXO.com ishin një pistoletë e tipit TT, dy pushkë, njëra prej tyre pushkë gjuetie.

Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se rrahu dhe dhunoi gruan e tij

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se dhunoi e rrahu gruan e tij