Gjykata aprovon kërkesën e mediumit 'Koha', shtyhet vendimi i Përparim Ramës për bllokim të disa rrugëve

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur masën e përkohshme ndaj vendimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama që të bllokohen disa rrugë në Prishtinë, përfshirë edhe rrugët e rrugica që kalojnë nëpër kampus të UP-së dhe Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim i kryetarit të Prishtinës u kundërshtua nga mediumi “Koha”, pasi që ata po pretendojnë se ky vendim po u pengon qasjen në objektin ku ata punojnë.

Drejtoresha e mediumit “Koha”, Flaka Surroi kishte ankimuar këtë vendim të kryetarit në Rama në Gjykatë.

Gjykata Komerciale ka nxjerr këtë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, derisa të merret një vendim përfundimtar për kërkesën e paditëse, në këtë rast KTV-së.

Drejtoresha e mediumit “Koha”, Flaka Surroi kishte dorëzuar këtë vendim të kryetarit në Rama në Gjykatë.

Surroi po pretendon se ky vendim i Komunës së Prishtinës po u pengon qasjen në objektin ku janë të vendosur.

Sipas Surroit, pavarësisht kërkesave të KTV-së që të lejohet që veturat zyrtare të mediumit të kenë qasje, ato nuk u përfillën.

“Nuk e di a me ble helikopter, dron a raketë që e bart veturën e reportazhit dhe ekipet që dalin në terren. Kryetari i Prishtinës ka marrë vendim të mbyllë qasjen e vetme që dy mediume kombëtare kanë për t’iu qasur hapësirës ku veprojnë, pra ndërtesës së ish-Radio Prishtinës. Kjo, pasi e mbylli qasjen nga rruga kryesore dhe u tregua i shurdhër ndaj kërkesës që veturave zyrtare të KTV-së t’u lejohej qarkullimi nga rruga Xhorxh Bush” – kishte shkruar Surroi në Facebook ditë më parë.