Ilustrim

Gjuajti me armë në një aheng, shoqërohet në polici një person në Podujevë

Një person dje është shoqëruar  në Polici në fshatin Bradash të Podujevës, pasi kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.