Ilustrim

Gjuajtën me armë në ahengje, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në raste të ndryshme për përdorim të armës në ahengje familjare. Të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një person është arrestuar në Prishtinë, të njëjtit Policia ia ka sekuestruar pistoletën me gaz ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Organet e rendit në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë me 5 gëzhoja si dhe 42 gëzhoja të tjera.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt .

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar tjetër në Gjakovë për përdorim të armës gjatë ahengut familjar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tre fishekë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Banjë të Malishevës Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve dhe dy pistoleta, një nga të cilat me gaz.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.