Ilustrim

Gjilan, Policia i shqiptoi gjobë, nga inati godet veturën e policisë

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi ka goditur veturën e policisë dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë si shenjë pa kënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diele në Gjilan.

I dyshuari kishte nisur veturën vrullshëm duke rrezikuar dy zyrtarë policor dhe më pas ka goditur veturën zyrtare të policisë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.