Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Gjilan, gjendet një burrë i vdekur në një banesë

Një person është gjetur i vdekur dje në një banesë në Gjilan.

Viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Sipas raportit policor, në vend ngjarje kanë dalur prokurori, njësiti policor, emergjenca dhe mjeku që ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.