Gjilani

Gjilan: Dy të mitur kërcënojnë dhe gjuajnë me gur zyrtarët policorë

Një njësit i policisë në Gjilan është kanosur mbrëmë me vrasje, dhe është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare nga dy të mitur.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, mbrëmë rreth orës 21:00, është raportuar se njësiti policor gjatë implementimit të planit operativ COVID-19, ka vërejtur afër një marketi dy persona të dyshuar të moshës së mitur.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë filluar të fyejnë policët me fjalë të ndryshme dhe fjalë banale, duke ju thënë “Pse po na mbyllni marketin”, dhe më pas i  kanë kanosur me vrasje.

Të dyshuarit sipas policisë janë larguar nga ai lokacion, por gjatë ikjes kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policëve.

Të njëjtit gjendjen ende në arrati, ndërsa më konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda  rastit e cila vazhdon të hetohet.