Ilustrim

Gjilan - Arrestohet nën dyshimet se i publikoi një vajze video intime në Tik Tok

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kishte ngacmuar një vajzë dhe babain e saj duke postuar foto intime dhe audio-incizime në rrjetin social “Tik Tok”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor 2021, por që i dyshuari është arrestuar dje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të hetohet.