Ilustrim Foto: KALLXO.com

Gjilan, arrestohet i dyshuari që mblodhi para për kinse shërimin e një të afërmi

Policia në Gjilan ka njoftuar se sot ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për mashtrim.

30-vjeçari B.K. dyshohet se ka mashtruar qytetarët, duke kërkuar përmes rrjeteve sociale para kinse për ta dërguar një të afërm për shërim jashtë vendit.

Ai dyshohet se ka mbledhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 tetor 2022 në Gjilan, ndërsa i dyshuari është arrestuar sot.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili për të dyshuarin ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale – mashtrim.