Prapa grilave - Ilustrim

Gjilan, 30 ditë paraburgim të dyshuarit për përvetësim në detyrë

Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurit B. M.

Gjykata njofton se paraburgimi të dyshuarit iu ka caktuar me dyshimin se ka bërë përvetësim të kundërligjshëm në detyrë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri në cilësinë e zyrtarit në Postën e Kosovës në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar  ndihmat sociale të disa personave, në vlerë prej 1,700 €”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje thuhet se paraburgimi është konsideruar si masa më e përshtatshme ndaj të pandehurit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale”, vazhdon njoftimi i Gjykates duke njoftuar edhe se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.