Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 13:00 në rrugën Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth  13:20, Policia  në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën “Mbretëresha Teutë” në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit” – ka thënë shkurt Zahiti.