Gjendet një armë në një autobus në Merdarë

Një revole me gas është gjetur në gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit në pikë kalimin kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit, arma ka qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se autobusi ka qenë i një kompanie vendore i linjës Itali – Kosovë.

“Në ora 09:05 në pikë kalimin kufitar në Merdarë, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, arma e gjetur është sekuestruar.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt: “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”- thuhet në njoftim.