Gjendet automjeti i vjedhur në Klinë i ngarkuar me tri bagëti të vjedhura në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në një automjet të dyshimtë të ndaluar në autostradë brenda të cilit gjendeshin tre bagëti.

Në kohën kur Policia ishin duke u marrë më rastin, një qytetar nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).

“Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq”- ka njoftuar PK.

Pas procedurave të ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Tutje thuhet se në datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato , ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë, është raportuar i vjedhur në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.

Policia ka njoftuar se automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit janë duke hetuar rastin”- thuhet në njoftimin e Policisë.