Foto: Ilustrim

Gjakovë, plagoset një 13-vjeçar

Një 13-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri. Dyshimet janë se ai ka plagosur veten, por Policia ende është duke e hetuar rastin.

Si pasojë e plagëve, fëmija është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak se gjendja i është rënduar është dërguar në QKUK.

Policia ka konfirmuar rastin e plagosjes së të miturit.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar një informatë se në emergjencën  e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” një person i moshës 13-vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në Spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  është e rënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshme në Prishtinë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.