Foto: PK

Gjakovë, mbante një "Kallashnikov" pa leje, arrestohet nga Policia

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Bishtazhin të Gjakovës për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, i dyshuara me inicalet N.K. (1995) pas intervistimit ka dorëzuar një pushkë automatike “AK-47” me një karikator, të cilën e mbante pa leje.

Pas kryerjes së procedurave policore i arrestuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rast – armëmbajtje pa leje.