Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, lejohet prezenca e monitoruesve në gjykime

 

Në disa nga gjykatat e Kosovës, sot nuk është lejuar prezenca e mediave.

Mirëpo, në gjykatën e Gjakovës një gjë e tillë nuk do të pengohet.

Zëdhënësi i gjykatës, Lekë Muqaj tregoi për KALLXO.com se do të lejohen mediat në gjykatë.

Muqaj tha se një lejim i tillë do të bëhet vetëm me respektimin e masave mbrojtëse si maskat mbrojtëse, dorëzat dhe ruajtja e distancës.

Ndërsa sa i përket mbajtjes së seancave gjyqësore, gjykata e Gjakovës që nga 1 qershori ka nisur përgatitjen e ftesave për palët dhe pritet që nga java e ardhshme të fillohet të mbahet ndonjë seancë.

 

Prishtinë, monitoruesit nuk lejohen në seanca gjyqësore