
Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com
Prishtinë, monitoruesit nuk lejohen në seanca gjyqësore
03.6.2020 - 10:13
Sot, në gjykatën e Prishtinës monitoruesve të sistemit të drejtësisë nuk u është lejuar monitorimi i seancave gjyqësore.
Gjykatësi Beqir Kalludra, ndonëse sot ka në orar dy seanca, nuk pranoi të deklarojë për KALLXO.com se cilat seanca do të mbahen.
Arsyetimi i gjykatësit Kalludra ishte se asnjëri nga gjyqtarët nuk kanë pranuar vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosoves dhe as nga kryetarja e gjykatës.
Tutje Kalludra, tha se përderisa nuk ka ndonjë vendim që lejohet pjesëmarrja e monitoruesve në seanca ata nuk mund të hyjnë në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Ndërsa gjyqtarët e tjerë treguan se deri në javën e ardhshme nuk kanë të caktuar seanca për shkak të gjendjes së pandemisë.