Gjakova do furnizojë Kosovën me maska mbrojtëse - FOTO

Derisa e gjithë Kosova po ballafaqohet me mungesë të pajisjeve mbrojtëse nga coronavirusi, një kompani nga Gjakova ka filluar me prodhimin e maskave mbrojtëse, të cilat më parë kryesisht janë importuar nga Kina.

Rudina Haxhidauti, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun e punëtorisë ‘Eximtex-Jatex’, tregoi se kanë fluks të madh të punës.

Ajo tha se deri më tani janë prodhuar 5000 copë për dy ditë dhe se janë në zgjerim e sipër.

Haxhidauti tha se në punëtorinë “Eximtex-Jatex”, janë duke punuar me dy ndërrime dhe se po mundohen shumë për përmbushjen e kërkesave për maska mbrojtëse.

Punëtorë gjatë prodhimit të maskave mbrojtëse në kompaninë “Eximtex-Jatex” – 18.03.2020

Ajo tregoi se kapacitetet e tyre të prodhimit varen prej kohës që kërkohet.

“Fillimisht kemi nisur të prodhojmë për Gjakovë, por besoj që rrjeti do të hapet edhe në Kosovë sepse ka interesim të madh”, tha Rudina Haxhidauti.

Ajo tregoi se interesim po kanë edhe barnatoret dhe kompanitë me punëtorë.

Poashtu Haxhidauti tha se kjo punëtori bën eksport edhe për në Gjermani.

 

 

 

 

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Shëndetësisë Ferdinand Kolaj, tregoi se këto maska janë shumëpërdorimshe.

Arrin në 19 numri i rasteve me coronavirus në Kosovë

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.

Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.