Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gani Dreshaj: Policën e sigurimit ka interes ta mbajë Behgjet Pacolli e vëllezërit e Thaçit

Në “Kallxo Pernime” është duke u diskutuar për diasporën dhe dhe hapësirën që u jepet mërgimtarëve në vendimmarrje në Kosovë.

Gjatë debatit u diskutua edhe policën e sigurimit që e paguajnë mërgimtarët sa herë që vijnë në Kosovë.

Gajtë debatit, anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj, tha se kjo është interes i disa personave që janë apo kanë qenë në politikë.

“Policën e sigurisë kanë interes me mbajtë baci Behgjet, vëllezërit e presidentit Thaçi. E dimë na, nuk është marre me thanë. Ai që e vjedh shtetin, unë e tham haptas. Nuk jam si LVV me fol në bodrume”, u shpreh Dreshaj.

Sipas Ibrahim Makollit të AKR-së, në Kosovë janë rreth 10 kompani të sigurimeve.

“Kjo është çështje që duhet ta trajtojë Banka Qendrore e Kosovës”, tha Makolli.