Mjete shpërthyese/ Ilustrim.

FSK-ja dhe KFOR-i asgjësojnë gjashtë predha në Shtime

Policia e Kosovës njofton se njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it, pas raportimit që kishte bërë qytetari për gjetjen e tri mjeteve të pashpërthyera, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe asgjësuar edhe gjashtë predhe tjera.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Shtime.

KALLXO.com ka raportuar se të hënën se një qytetar në Shtimes ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në tri mjete të dyshuara.

Raportuesi ka thënë në Polici se kishte ngarkuar kamionin e tij me material intert dhe gjatë shkarkimit të tij kishte vërejtur tri mjete të dyshuara.

Qytetari në Shtime gjatë ngarkimit të kamionit vëren tri mjete që dyshohen të jenë të pashpërthyera