Ilustrim

Qytetari në Shtime gjatë ngarkimit të kamionit vëren tri mjete që dyshohen të jenë të pashpërthyera

Një qytetar nga qyteti i Shtimes ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në tri mjete të dyshuara.

Raportuesi ka thënë në Polici se kishte ngarkuar kamionin e tij me material intert dhe gjatë shkarkimit të tij kishte vërejtur tri mjete të dyshuara.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet për deminim të FSK-së.

Ndërsa janë duke vazhduar të kërkojnë edhe mjete të tjera.

Rasti është iniciuar si gjetje e mjetit të pashpërthyer.