Prizreni. Foto: KALLXO.com

Fshati Korishë në Prizren hiqet nga karantina

Fshati Korishë e Komunës së Prizrenit është hequr nga masa e karantinës pas 14 ditëve.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj.

“Pas 14 dite në karantinë dhe pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot. Disiplina e treguar nga banorët e fshatit bëri që virusi COVID -19 të mos mundet t’i ngul rrënjët dhe të përhapet mëtej… Tanimë jemi një hap para në parandalimin e shpërndarjes së virusit, por duhet kujdes, shumë KUJDES”, ka shkruar Dakaj.

Ai hodhi kritika ndaj Shaqir Totajt i cili ditë më parë vizitoi fshatin Korishë – për të ciën Haskuka ka paraqitur kallëzim penal.

“Syqeltësia e fshatit Korishë tregoi se është mbi shtimat e dështuara partiake që ilegalisht u futën në fshat, e në këto dy javë u munduan t’i ngulin thikën në mes banorëve të fshatit në kohë pandemie. Dështuat ashtu siq jeni”, vijon njoftimi.

Komuna e Prizrenit deri më tani ka të konfirmuar 27 raste me COVID-19.

Shaqir Totaj vizitoi Korishën, fshat në karantinë, Haskuka do të paraqesë kallëzim penal ndaj tij