FOTO: Vërshimet shkatërrojnë urën që lidh dy fshatra të Leposaviqit
12.1.2021 - 18:09
Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar shumë ura, përfshirë atë që lidh dy fshatra të komunës së Leposaviqit.
Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se është shkatërruar ura e fshtrave Dren dhe Gornji Krnjin.
Shumë komuna të Kosovës po bërballen me situatë të rëndë për shkak të vërshimeve që janë shkaktuar nga reshjet e shiut e të borës. Shumë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se situata është nën kontroll.