foto: Ilustrim

(FOTO) Policia ndalon qytetarët të cilët nuk respektojnë masat

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot patrulla policore janë në tërë territorin e vendit.

“Patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit 24/7, janë duke ndërmarrë veprime, sanksione bazuar në Ligjin AntiCovid 19 edhe pse ndëshkimet nuk janë mjeti kryesor, ato do të përdorën në rastet që parasheh ligji”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të respektohen masat për bartjen e maskës, distancën, higjienën dhe kufizimin e kohës së lëvizjes.

Më poshtë mund të shihni fotografitë: