FOTO - Deputetët e AAK-së vendosin në foltore pankartë me flamujt e SHBA-së e NATO-s

Pak para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së kanë vendosur në foltore një pankartë me flamujt e SHBA-së dhe NATO-s.

“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”- ishte mesazhi i vendosur në këtë pankartë.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se “Kjo porosi është për SHBA-në, NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

Ai ka thënë se kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të bëj presionin e duhur që të lirojë tre policët e kidnapuar në veri të Kosovës.

Tahiri ka akuzuar Kurtin për shpërfillje të miqve atlantik.

“Veprimet avantureske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e miqve tanë atlanktik në krye me SHBA-në, kanë rezultuar me përshkallëzim të situatës”- ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë me pika të papërfunduara të seancave të kaluara.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportoj në Kuvend, lidhur me situatën e krijuar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të mërkurën se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.