Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fillon takimi Kurti - Szunyog

Pas pranimit të detyrës, kryeministri Albin Kurti takimin e parë ndërkombëtar po e bënë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ky takim do të jetë i mbyllur për media dhe pas tij, është p[aralajmëruar se nuk do të ketë as konferencë.

Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës me 67 vota pro, 30  kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.

Po ashtu dje është konstituuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Kryetar Kuvendi është zgjedhur Glauk Konjufca me 69 vota.

Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit të kaluar pas një marrëveshjeje koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo Qeveri është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga partneri i Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa më 3 qershor, deputet votuan për Qeverinë Hoti, e cila erdhi pas koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

Në këto zgjedhje LVV së bashku më listën e Vjosa Osmanit, u rendit e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,28%.