Ilustrimi: KALLXO.com

Fillon ekzekutimi i rrogave për punëtorët e sektorit privat

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për pakon emergjente 31/2020, përkatësisht masën 3, për 41,177 punonjës përfitues, pas aprovimit nga komisioni i autorizuar për shqyrtimin e këtyre aplikacioneve.

“Bazuar në procedurat bankare, në llogaritë bankare sot i kanë pranuar mjetet 14,598 punonjës, kurse të tjerët do t’i pranojnë ditën pasuese të punës”, thuhet më tej në njoftim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

“Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Financave.