Ferizaj, nëna thotë se ia kanë dhunuar vajzën e saj të mitur me çrregullime mendore

Një grua nga Ferizaj është ankuar në Policinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e saj të mitur, për të cilën ka thënë se është me çrregullime mendore.

Rasti thuhet sa ka ndodhur më 13 prill të këtij viti.

“Ankuesja ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e saj të mitur, e cila është me të meta psiqike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit.