Fejzi Kiqina, kandidat i LVV-së për kryetar të Drenasit

Fejzi Kiqina do jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook, Shemsi Elezi, ish kandidat për kryetar të kësaj komune nga LVV në zgjedhjet e vitit 2017.

“Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit. Nga sot e kemi kandidatin për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetevendosje! Fejzi Kiqina”, ka shkruar Elezi.

Ai është shprehur se Fejzi Kiqina është njeriu i duhur për kryetar të kësaj komune.

Fejzi Kiqina është vëllai i heroit dhe ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Kiqina.