Komiteti Ekzekutiv i FLK-së. Foto: FLK

Federata e Lundrimit mbajti kuvendin zgjedhor, Arjeta Miftari zgjedhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv  

Federata e Lundrimit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për ciklin e ardhshëm olimpik.

Në Kuvend janë zgjedhur organet e reja, ndërsa të pranishëm ishin 17 nga 20 delegatë të pesë klubeve.

Delegatët unanimisht ia besuan Arbër Reçit pozitën e kryetarit edhe për një mandat, ndërsa nënkryetar u zgjodh Shasivar Haxhijaj.

Në Kuvend u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kryetari Reçi duke falënderuar delegatët për besimin, foli për sfidat me të cilat u përballë federata në vitet e fundit, derisa theksoi se federata ka blerë lundrat në Maqedoninë̈ e Veriut, dhe me to federata dhe klubet do të organizojnë̈ aktivitete.

Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën edhe Kaltrina Suka, Shend Gjonbalaj, Abdullah Durmishi, Arjeta Miftari, Burbuqe Ahmetaj, Bujar Hamiti dhe Kushtrim Maksutaj.