Escobar e Hovenier takojnë komandantin e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më 13.03.2024.

Në këtë takim ata kanë diskutuar mbi sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“Ky takim ofroi mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi një sërë temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutaş u përditësua për aktivitetet e KFOR-it dhe për angazhimet e tij me një gamë të gjerë homologësh”- thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndërsa thuhet se komandanti i KFOR-it ka ripohuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ulutash ka përshëndetur kontributin e SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar edhe me shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Takimi është mbajtur më 13.03.2024 në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë, por nuk janë dhënë detaje nga biseda e zhvilluar.

Komandanti i KFOR-it takon Kurtin e Maqedoncin