Ozkan Ulutash dhe Albin Kurti. Foto: NATO/X

Komandanti i KFOR-it takon Kurtin e Maqedoncin

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Takimi është mbajtur më 13.03.2024 në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë, por nuk janë dhënë detaje nga biseda e zhvilluar.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ulutash ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, e në veçanti për atë në pjesën veriore të vendit. Komandanti i KFOR-it që vjen nga shteti i Turqisë në këtë intervistë ka thënë se situata pas Banjkës është e brishtë, por e qetë.

Today, the Commander of the #NATO-led #KFOR mission, Major General Özkan Ulutaş, met with @albinkurti and @ejupmaqedonci, at KFOR Headquarters, in Camp Film City, in Pristina. pic.twitter.com/BN5QrJyS8g