Escobar dhe Lajçak sot në konferencë për media

Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të mbajnë sot një konferencë për media.

Konferenca e Lajçak dhe Escobar do të mbahet nga ora 09:00 përmes platformës online “Zoom”.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë ku edhe janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.

Ndërsa, dje Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me krerët e opozitës.