Enver Hoxhaj në konferencë për media, Foto: KALLXO.com, 23.05.2019

Enver Hoxhaj: Qeveria për dy javë shkeli Deklaratën e Pavarësisë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria aktuale shkeli për dy javë Deklaratën e Pavarësisë, sipas tij, duke vendosur një standard të ri.

“Tarifa është vendosuë si masë ndaj Serbisë për shkak të tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Ksoovës. Ju e keni heq tarifën dhe reciprocietetin dhe keni heq dorë nga kandidatura në organizata ndërkombëtare. Kjo qeveri ka vendosë një standard të ri, se për dy javë shkeli Deklaratën e Pavarësisë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kryeministri po bën gabim që së pari po shkon në Bruksel e më pas në Ëashington.

“Po shkoni Ëashington pa platformë, pa parime, po shkoni pa tema. Dhe janë tri katër gjëra që flitet që mund të diskutohet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për dialog me ju, por zgjeroni pak kontekstin, bëni një listë të temave, ulemi dhe bisedojmë me njëri tjetrin”, deklaroi deputeti Hoxhaj.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020