Foto: Lëvizja Vetëvendosje - Fushë Kosovë/ Facebook

Enver Bajçinca, kandidat i LVV-së për kryetar të Fushë-Kosovës

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë ka njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës është Enver Bajçinca.

Sipas një njoftimi në Facebook, Enver Bajçinca është doktor i shkencave ekonomike, profesor universiteti dhe ekspert i angazhuar tek Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

LVV-ja në Fushë-Kosovë ka bërë të ditur se tashmë e ka hartuar edhe listën e kandidatëve për asamble komunale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Komuna e Fushë-Kosovës qeveriset vazhdimisht nga LDK. Kryetari aktual Burim Berisha ka marrë besimin e partisë për të qenë kandidat edhe për një mandat.